Diamanti i fatit del në ankand në Gjenevë
Diamanti i fatit del në ankand në Gjenevë
Një gur i çmuar, i veçuar si diamanti i fatit pritet të dalë në ankand në Gjenevë më 8 Nëntor, në vlerën fillestare të rreth 35 milionë dollarëve.
Me mbi 18 karat, guri i çmuar është diamanti më i madh rozë që është ofruar ndonjëherë për shitje në ankand.
Diamanti “Fortune pink”, një gur i çmuar jashtëzakonisht i rrallë gjigant.
“Është një gur i bukur, është jashtëzakonisht e rrallë të gjesh një diamant rozë të këtë madhësi”, tha shtëpia e ankandeve Christie’s.
Diamanti është vlerësuar nga 25 deri në 35 milionë dollarë. Guri rozë, i formuar nga pika loti, i cili është montuar në një unazë të rrethuar nga një diamant i madh i bardhë në të dyja anët, peshon saktësisht 18.18 karat./21Media