Diamanti super i rrallë pritet të shitet me një çmim rekord

Një diamant rozë me “ngjyrë dhe shkëlqim të pakrahasueshëm” pritet të arrijë mbi 35 milionë dollarë kur të dalë në shitje në New York, njoftoi të mërkurën shtëpia e ankandit Sotheby.

Me peshë 10,57 karat dhe me emrin “Roza e Përjetshme”, guri i çmuar “ultra i rrallë” do të dalë në shitje këtë qershor, katër vjet pasi firma afrikano-jugore De Beers e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Botswana.

Ai është diamanti më i vlefshëm i nuancës së tij që është shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Sothebys.

Çmimi i diamanteve përcaktohet kryesisht nga ajo që ekspertët e gjeologjisë i quajnë katër “C”-të: karat, prerje, ngjyra dhe qartësi. Për klasifikimin e fundit, guri është klasifikuar si ” pa të meta”, që do të thotë se çdo defekt është i dukshëm vetëm me zmadhim të afërt. Ndërkohë, ngjyra e saj është cilësuar si “fantazi e gjallë”, shkalla më e lartë e ngjyrës intensive e arritur nga vetëm 4% e diamanteve rozë.

Diamantet rozë janë rritur në vlerë vitet e fundit. Kjo është pjesërisht për shkak të një rënieje të furnizimit të shkaktuar nga mbyllja në vitin 2020 e minierës “Argyle” të Australisë, e cila më parë prodhonte shumicën e diamanteve rozë në botë.

Back to top button