Diaspora dhuron mbi 320 mijë euro në luftimin e COVID-19

Diaspora ndihmon Kosovën në luftimin e pandemisë

Deri më tani mbi 320 mijë euro i ka dhuruar diaspora për Qeverinë e Kosovës në luftimin e COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka falënderuar mërgimtarët për ndihmën.

“Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës.”, shkroi Bislimi në Facebook.

Në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 423. 11 kanë vdekur dhe 71 janë shëruar./21Media

Back to top button