DiCaprio reagon pas shpalljes së lumit “Vjosa” park kombëtar

Aktori i famshëm, Leonardo Di Caprio i cili është zë i fuqishëm për mbrojtjen e ambientit, ka reaguar pasi lumi “Vjosa” javë më parë u shpallë nga qeveria shqiptare park i ardhshëm kombëtar.
Di Caprio i cili ka qenë i zëshëm edhe për mbrojtën e këtij lumi përmes një postimi në Instagramin e tij ka dhënë informacione për lumin shoqëruar edhe me një video ilustruese.
“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën.Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, ka shkruar ylli i Hollywoodit.
Lumi Vjosa tek është një nga lumenjtë e fundit,“të egër” të Evropës./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Back to top button