Nuk i mbijetoi plagëve, vdiq ish-kryeministri Shinzo Abe
Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur, këtë e bëjnë të ditur mediat japoneze.
Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua sot derisa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë, shkruan BBC.
Sulmuesi i dyshuar, raportohet se ishte një burrë rreth të 40-tave, i cili u kap në vendngjarje dhe u arrestua./21Media