Digjen dy shtëpi në Kolltuk, rrezikohen edhe shtëpi të tjera

Një zjarr i madh ka shpërthyer sonte në dy shtëpi në lagjen Kolltuk të Tetovës. Zjarri ka filluar të shpërndahet edhe në shtëpinë e tretë.
Siç ka raportuar gazetari i TV21 nga terreni, ekipet e zjarrfikësve tashmë kanë dalë në terren dhe po shuajnë zjarrin.
Nuk është raportuar për të lënduar dhe viktima.
E gjithë lagjja për momentin është pa furnizim me energji elektrike, raporton TV21./21Media

Back to top button