Trump- zyrtarit të zgjedhjeve: Gjejë vota për ta mposhtur Bidenin

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është incizuar teksa i ka thënë të shtunën zyrtarit kryesor zgjedhor në Gjeorgji që t’ia “gjejë” votat e duhura për ta përmbysur rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.

“Vetëm dua të më gjeni 11,780 vota”, i tha Trump Sekretarit të Shtetit, republikanit, Brad Raffensperger, në një audio- incizim të cilin e ka publikuar Washington Post.

Ndërkaq, Raffensperger dëgjohet teksa përsërit se rezultatet në Gjeorgji ishin të sakta.

Joe Biden fitoi Gjeorgjinë së bashku me shtetet e tjera në lëvizje, duke fituar 306 vota të kolegjit elektoral kundrejt 232 të Trump.

Nënkryetari i zgjedhur Kamala Harris i quajti komentet e Trump “një abuzim të guximshëm të pushtetit”.

Në fragmente të thirrjes telefonike të së shtunës të lëshuar nga Washington Post, Trump mund të dëgjohet duke e vënë nën presion sekretarin e shtetit të Gjeorgjisë.

Ai këmbënguli se ai kishte fituar zgjedhjet në Gjeorgji dhe i tha Raffensperger se nuk kishte “asgjë të keqe të thuash që ke rillogaritur”.

Raffensperger u përgjigj duke thënë: problemi që ju keni zoti president është se të dhënat që ju keni janë të gabuara.

Më vonë gjatë kësaj bisede, Trump tha se ka thashetheme se fletëvotimet janë grisur dhe se makinat e votimit janë larguar nga Fulton një akuzë që avokati i Raffensperger tha se është e paqëndrueshme.

Presidenti më pas e kërcënoi këtë zyrtar zgjedhor me pasoja të mundshme ligjore.

Që prej zgjedhjeve të 3 nëntorit, 2020, Trump ka bërë pretendime për mashtrime zgjedhore, por nuk ka dhënë dëshmi për këto pretendime./21Media

Back to top button