Digjen tri vetura në Pasjak të Novobërdës
Tri vetura janë përfshirë nga zjarri, në rrethana të panjohura, në fshatin “Pasjak” të Novobërdës.
Raportohet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.
“Pasjak, Novobërdë, 13.04.2023 – 04:50. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri u janë përfshirë tre vetura. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti në procedurë hetimore./21Media