Profili i Thaçit në “Facebook” është rikthyer

Faqja e ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në “Facebook është rikthyer.
Lajmi u konfirmua për protalin rtv21.tv nga konfirmuar ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami.
“Po, faqja e Presidentit Thaçi në Facebook është kthyer. Jemi mirënjohës për të gjithë që kanë ndihmuar në rikthimin e faqes, në veçanti Policinë e Kosovës”, tha Behrami.
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, faqja i ishte hakuar më 2 prill. Faqes i ishte ndryshuar emri, kurse sot me riktimin e saj, faqja ka marrë emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi./21Media