Digjet materiali ndërtimor i shtëpive të të kthyerve serb

Ndërtimi i shtëpive ishte planifikuar të fillonte sot

Ministria për Komunitete dhe Kthim njofton janë djegur dyert dhe matriali ndërtimor për shtëpinë e  Ranka Miljkovic  si dhe të familjes së Blagoje Zuvic të fshatit Dragoljevac komuna e Istogut. Sipas kësaj ministrie sot ishte planifikuar të fillojë ndërtimi për shtëpitë e tyre.

“Dy incedente vetëm për një ditë dhe protestë kundër të kthyerve i cili ishte organizuar para disa ditësh në Lubozhdë tek Istogu, jepin për mendim se dikush seriozisht është kundër procesit të kthimit, edhe pse ai nuk është në nivelin në cilin duhet të ishte. Ministria për Komunitete dhe Kthim ka vështirësi në të gjitha sferat e kthimit, dhe incidente të tilla vështirësojnë edhe më tej punën e rëndë për kthimin e atyre që janë të interesuar për t’u kthyer.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria për Komunitete dhe Kthim i bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i zjgidh rastet./21Media

1

Back to top button