Digjet një kamion dhe tri vetura në Prishtinë

1 min read

Sot rreth orës 13:30 një person ka mbetur i lënduar në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, si pasojë e një zjarri ku janë përfshirë një kamion dhe tri vetura.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku ende nuk dihen shkaqet se si ka ndodh ky zjarr.

”Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ai.

Gjithashtu burimet e rtv21.tv bëjnë me dije se në vendngjarje ka ardhur edhe ambulanca.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Ekipi i rtv21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./21Media