MSH iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Sot Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal.
Në një postim në ‘Facebook’ thuhet se të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen kundër gripit si forma më e mirë e mbrojtjes së shëndetit.
”Përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet. Sezoni i gripit zgjat deri në maj, andaj qytetarëve u rekomandohet që të vaksinohen”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, OBSH ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë. Vaksinimi bëhet në çdo komunë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare./21Media

Back to top button