Digjet një kamion në rrugë, Policia jep detaje

Një kamion është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shtoi se po trajtohen rrethanat e ngjarjes.
Borovci tutje ka njoftuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit./21Media

Back to top button