“Të duam Adriana”, artistë e qytetarë solidarizohen me Matoshin

“Ecim me Adrianën” është marshi, i cili u mbajt këtë të martë nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri te Tetatri Kombëtar.
Ky marsh, ku morën pjesë artistë e qytetarë, ishte për nder të aktores njëherit dhe aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, e cila njoftoi një ditë më parë se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.
Nëpërmjet kësaj ecjeje, u përçua mesazhi solidarizues i sfidës së Adrianës.
Në bluzat artistëve e qytetarëve ishte vënë “të duam Adriana”.
Përveç fansave, shërim të shpejt Adrianës, përmes rrjeteve sociale, i kanë uruar edhe emrat e njohur të skenës, por që nuk kanë munguar as politikanët.

Back to top button