Kaloni te përmbajtja kryesore

Digjet një shtëpi në Zubin Potok

Një shtëpi është djegur tërësisht të shtunën në Luçka Rekë të Zubin Potokut.

Policia ka njoftuar të dielën se rastin e ka raportuar pronari i shtëpisë së djegur.

“Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit shtëpia është djegur në tërësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri në përfshirjen nga zjarri të kësaj prone./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button