Kaloni te përmbajtja kryesore

Ligji për shtetësinë për 15 ditë ia shton Novobërdës 30 banorë

Ligji ri për Shtetësinë i cili u mundëson të drejtën e shtetësisë së Kosovës, të gjithë qytetarëve të ish-republikës federative të Jugosllavisë, që kanë banuar në Kosovë deri më 1 janar 1998, ka nxitur valë reagimesh. Shqetësimin mbi personat që tashmë kanë përfituar ngriti edhe ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.

“Çika Rankoviciqt tashmë është shtetase e Kosovës banore në një lagjë në Gjakovë”.

Deklaratave të Haradinajt i reagoi Ministria e Punëve të Brendshme. Përmes një komunikate kjo ministri tha se personat e përmendur nga ish-deputeti Haradinaj kanë përfituar shtetësinë e Kosovës vite më herët.

“Sa i përket personit të dytë, Suzana Ranković, MPB-ja sqaron se ajo është qytetare e Republikës së Kosovës dhe nuk është vajza apo mbesa e Aleksandër Rankovićit, siç është pretenduar në deklaratën e z. Haradinaj. Kjo qytetare ka poseduar letërnjoftim të UNMIK-ut që nga viti 2001, të cilin e ka konvertuar në letërnjoftim të Republikës së Kosovës në vitin 2015”

Ligji për shtetësinë i miratuar në Kuvend me vota të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dhe Listës Serbe, ka hyrë në fuqi më 22 maj. Në vetëm rreth 15 ditë, në komunën e Novobërdës 30 qytetarë janë regjistruar për shtetësinë e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj komune Bajrush Ymeri, përmend ndryshimin e demografisë në Novobërdë, pa përjashtuar rrezikun që shtetësinë e Kosovës ta marrin edhe persona të me të kaluar kriminale.

“Deri më tani sipas informatave që kemi siguru janë 30 persona që kanë përfitu nga ky ligj veç janë regjistru ndërsa është rritur edhe fluksi i qytetarëve në ambientet e komunës”, tha Ymeri për rtv21

RTV21 kërkoi sqarime nga MPB-ja, lidhur me numrin e kërkesave për shtetësinë e Kosovës, por nuk mori përgjigje. Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se çdo aplikim për shtetësi të Kosovës, duhet të verifikohet nga institucionet e sigurisë.

“Në një situatë kur siguria publike mund të themi se është e degraduar dhe të miratohet edhe ligji për shtetësinë atëherë a mund të na thoni çfarë po duam të arrijmë”, u shpreh Elezi për rtv21

Veç ligjit për shtetësinë, valë reagimesh ka nxitur edhe Ligji për të Huajt, pasi Qeveria në detyrë ka paraparë leje të përkohshme qëndrimi deri në 12 muaj për pjesëtarë të komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, përfshirë edhe persona të pajisur me dokumente të lëshuara nga strukturat paralele serbe./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button