Digjet një shtëpi, vdiq një grua që ishte brenda

Një zjarr ka rënë në shtëpinë 2-katëshe prej druri që i përket Kezban Alan 80 vjeçare në fshatin Yurtbaşı të Turqisë. Si pasojë e plagëve 80 vjeçarja raportohet se ka vdekur pasi është dërguar në spital.
Brenda në shtëpi ishte edhe vajza e viktimes, e cila u lëndua dhe po trajtohet në spital. Zjarri në shtëpi u shua nga zjarrfikësit.
Sipas mediave turke, shkaqet e zjarrit edhe nuk dihen./21Media

Back to top button