​Osmani në Doha foli për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në edicionin e 20-të të Forumit të Doha në Katar.
Atje Osmani ka folur për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, duke përmendur sakrificat e popullit të Kosovës, por edhe ndihmën e vendeve mike.
“Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë dhe suksesi ynë ka ardhur pas sakrificës së madhe”, tha Osmani duke shtuar se Serbia, nën regjimin e njeriut, i njohur si “kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviq, ka kryer krime të përgjakshme.
Osmani ka folur edhe për progresin e arritur në vend pas më shumë se dy dekada pas çlirimit nga Serbia.
“Ne sot kemi një ndër demokracitë më të avancuara në botë dhe jam e lumtur që jetoj me njerëzit që besojnë në vlerat e demokracisë”, tha ajo.
Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e Osmanit në Katar si presidente./21Media

Back to top button