Kaloni te përmbajtja kryesore

Digjet një stallë e bagëtive dhe një shtëpi

 

Një zjarr ka kapluar një stallë të bagëtive dhe një shtëpi në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:45.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se fillimisht është përfshirë nga zjarri shtalla e bagëtive pastaj edhe shtëpia e një familjari të tij i cili jeton jashtë vendit”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale vlera e të cilave nuk dihet.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button