Digjet edhe një veture me targa RKS në veri

Nuk ka të lënduar

Sot në Zveçan i është vënë zjarri një veture me targa legale RKS, pronë e një gruaje serbe.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore.
“Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale”, thuhet në njoftim.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim me të cilin përfshinë  një periudhë prej 5 muajsh deri në kohën kur vendosja e tabelave me RSK për veturat që qarkullojnë me targa ilegale do të bëhet e obligueshme.
Fillimisht qeveria vendosi që për 21 ditë të bëhej qortimi i qytetarëve të cilët posedonin vetura me targa ilegale, pas kësaj mase për dy muaj të tjerë do të ketë gjobitje, e më pas targa provuese.
Që nga 1 nëntori deri më 21 nëntor zyrtarët policor do të qortojnë pronarët e automjeteve me targa ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ që të regjistrojnë veturat e tyre me RKS./21Media

Back to top button