Të enjten koncerti i radhës i Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës

Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje” dhe organizimit të koncerteve në qytete të tjera të Kosovës, Orkestra Frymore e Filharmonisë  të enjten prej orës 19:00 do të mbaj koncert në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq.
Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve të huaj dhe vendor në dirigjimin e Baki Jasharit dhe Lirjona Sylejmanit.
Në njoftim e Filharmonisë së Kosovës në Facebook, bëhet e ditur se hyrja në koncert është e lirë./21Media

Back to top button