Tadiq: Në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit mund të nënshkruhet marrëveshje Kosovë-Serbi

Tadiq ka thënë se Vuçiq një marrëveshje të tillë do ta shes sikur fitore

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se pret që në fund të këtij muaji apo në fillim të dhjetorit të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Tadiq ka thënë se Vuçiq një marrëveshje të tillë do ta shes sikur fitore, megjithatë sipas ish-kreut të shtetit serb një marrëveshje e tillë “do të kërcënonte interesat serbe” në Kosovë.
“Së shpejti do të shohim se çfarë dronësh, çfarë avionë Mig, largimi i serbëve nga institucionet dhe i gjithë ky dramatzim, do ta shohim për çka ishte e tëra. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Tadiq në Twitter./21Media

Back to top button