Digjet një veturë në Podujevë

 
Policia e Kosovës njofton se është djegur një veturë dje rreth orës 1:00 në Podujevë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në rrethana të panjohura është djegur nga zjarri vetura e tij me targa të huaja. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin”, bën të ditur policia.
Po ashtu njoftohet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button