Digjet një vilë në Skenderaj, Policia jep detaje

Një vilë në Skenderaj është përfshirë nga zjarri dje gjatë ditës.
Policia njofton se nuk ka persona të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin.
Në vend të ngjarjes ka dalur edhe KEDS-i.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një zjarr kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it dhe kanë vërejtur se është duke u djegur një vilë banimi-pushimore. Nuk është raportuar për të lënduar”, njoftoi Policia e Kosovës./21Media 

Back to top button