Në QKUK kryhet një operacion i rrallë, 40-vjeçares i hiqen 21 mioma

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacioni rrallë dhe i komplikuar.
Shërbimi Spitalor, Kllinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e rujtuar mitrën, pa dëmtime.
Në njoftim bëhet e ditur se operacioni ka zgjatur më shumë se 4 orë, ndërsa pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi./21Media

Back to top button