Digjet villa e Beyonce dhe Jay-Z

Shtëpia e miliona dollarëve e këngëtarës Beyonce dhe reperit Jay Z është kapluar nga zjarri.
Sipas hetimeve të para, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ka konfirmuar policia.
Gjithashtu, zyrtarët e departamentit policor në New Orleans, kanë konfirmuar të kenë parë një person të dyshimtë afër villës tre milionë dollarëshe, pak kohë para se zjarri të fillonte.
Tutje, nuk është raportuar për të lënduar, por që janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Prona e cila është afër 13.200 metër katrorë, mendohet të jetë ndërtuar diku në vitin 1925, që më pas është konvertuar në një shkollë baleti, për t’u bërë më vonë shtëpi.
Gjithësesi, policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë në lidhje me këtë rast, të cilin e kanë cilësuar të dyshimtë./21Media

Back to top button