Dua Lipa përcjell nga afër punimet e çerdhës në Tiranë

Këngëtarja e njohur kosovare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është në Tiranë dhe sot ka vizituar punimet në çerdhen, në të cilën ka kontribuar vet dhe e cila është emëruar “Sunny Hill Kindergarten”.
Lipa është shprehur shumë e lumtur dhe e nderuar me mirëpritjen që i kanë bërë në Tiranë.
“Një nder të jem në Tiranë, të shoh nga afër punimet në çerdhen “Sunny Hill Kindergarten”, në qendrën e qytetit. Pas tërmetit në vitin 2019, më gjithë ndihmen tuaj, që mblodhëm para nga shitja e bluzave “Të lutemi për Shqipërinë” të cilat i krijova së bashku më shokun tim @bondynyc, i dyfishova paratë dhe të gjitha bënë të mundur të fillohet ndërtimi i çerdhes për 300 fëmijë. Jam e lumtur që sot jam këtu së bashku me familjen dhe shokët e mi”, ka shkruar asrtistja në instagram.
Tutje, ajo ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht ka bërë të ditur se hapja e çerdhes do të bëhet me 15 shtator, ndërkohë që po qëndron në Tiranë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Back to top button