Digjitalizmi i Rentgenit pacientët e shohin si dështim, doktorët si avancim

Spitali i Prizrenit pa filma të Rentgenit, Avdaj: Filmi i përket të kaluarës

Një shikues duke iu adresuar RTV 21 është ankuar se në Spitalin Rajonal të Prizrenit po mungojnë filmat e Rentgenit.

Ai ka thënë se pamjet e fotografimit nga ekrani i aparatit të Rentgenit janë detyruar t’i marrin me anë të telefonit.

“Çudia e radhës në Spitalin e Prizrenit më 02. 02. 2020 kemi dërgu nënen në emergjencë për shkak të dhimbjeve të mëdha në gjoks. Na udhëzojnë të bëhet fotografimi radiologji në Spital të Prizrenit. Pas fotografimit na thonë nuk kemi film për të iu dhënë, duhet t’i fotografoni me telefon pamjet e Rentgenit dhe t’ia tregoni mjekut?”, ka thënë shikuesi, i cili ka dërguar edhe këtë fotografi.

Mirëpo, drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj nuk e sheh si problem këtë. Ai për 21Media tha se ky është digjitalizm, pra është avancuar procedura.

Sipas Avdaj fotografia me telefon si në rastin e lartcekur bëhet vetëm nëse pacienti dëshiron ta ketë atë. Pasi që ai tha se radiologu bën raportin e detajuar dhe atë e lexon doktori.

“Nëse do me pasë ai, por doktori mund të shkojë ta shikoj. Fotografimi ruhet në imazh të aparatit edhe doktori mund ta ketë qasjen në imazh kurdo që do. Nuk ka filma, filmi i përket të kaluarës njëjtë sikur me thënë me postë po ta çoj letrën.”, tha Avdaj./21Media

Back to top button