Kaloni te përmbajtja kryesore

Dikush sot u përkujdes ta pastrojnë varrin e Rugovës

Bardhyl Meta pastroi varrin e Rugovës

Ish Presidenti i Kosovës dhe themeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova ka gati 14 vjet që ka ndërruar jetë. E sot në 30 vjetorin e themelimit të LDK-së, varri i tij u pastrua dhe u meremetua nga bashkë-partiaku, Bardhyl Meta.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Metën për këtë iniciativë,

“Deshiroj te shpreh konsideraten time per Bardhyl Meten dhe shoket e tij qe, ne 30 vjetorin e themelimit te LDK-se, u kujdesen te pastrojne dhe meremetojne vendin ku pushon ne amshim Presidenti Rugova.”, ka shkruar Hoti në Facebook

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 nga një sëmundje e rëndë./21Media

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/2938467712881230

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button