Miqtë ndërkombëtarë urojnë për paqe dhe shëndet për fundvit

Liderët urojnë Thaçin dhe popullin për festat e fundvitit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si dhe kancelarja Angela Merkel, e kanë uruar Thaçin dhe popullin për festat e fundvitit.

Ju dëshiroj Juve dhe qytetarëve Tuaj një sezon të kënaqshëm festiv, si dhe plot lumturi, paqe dhe shëndet për vitin 2020”, thuhet në urimin e Steinmeier.

Ndërsa, në urimin e saj, Merkel ka uruar ditë të qeta dhe të gëzueshme për festën e Kërshëndellave, si dhe shëndet, energji dhe besim për Vitin e Ri.

Uroj që viti 2020 të jetë një vit me të arritura dhe përplot paqe për ne të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera Merkel.

Presidenti i Republikës së Kosovës ka pranuar urime edhe nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, si dhe nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar urim Thaçi, duke uruar gjitha të mirat për festat e fundvitit./21Media

Back to top button