Policia e Kosovës ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të shpërndarë dhurata

Dhurata dhe broshura informuese

Tri pjesëtare të Policisë së Kosovës, sot morën përsipër detyrën më të lehtë dhe të mirë njëkohësisht.

Ato caktuan një pikë kontrolli afër shkollë fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për të ndaluar për kontroll vetëm veturat që pasagjerë kanë fëmijët, shkruan rtv21.tv

Gjatë këtij aktiviteti, fëmijëve të siguruar konform rregullave të trafikut iu është dhuruar nga një dhuratë modeste nga ana e Policisë. Këto dhurata përveç lodrave dhe gjërave ushqimore përmbajnë edhe broshura informuese në lidhje me sigurinë në komunikacion.

 

Qëllimi i këtij aktiviteti, njoftoi Policia, ishte sensibilizimi i vozitësve për sigurinë e fëmijëve pasagjerë gjatë vozitjes në automjet./21Media

Back to top button