Diplomatëve rusë u kërkohet të largohen nga Kievi

Ambasada ruse në Kiev ka nisur evakuimin e diplomatëve nga Ukraina.
Agjencia ruse e lajmeve TASS dhe AFP kanë konfirmuar evakuimin pasi Ministria e Jashtme ruse njoftoi dje për vendimin, transmeton rtv21.tv.
Zëdhënësja, Maria Zakharova tha se kjo ishte për shkak të “sulmeve të shumta” ndaj misioneve diplomatike ruse në të gjithë Ukrainën dhe “veprimeve agresive” kundër diplomatëve rusë.
TASS raporton një burim në ambasadë duke thënë më herët sot se “evakuimi i personelit tashmë ka filluar”.
Kjo vjen një ditë pasi ligjvënësit në Moskë i dhanë Presidentit Putin lejen për të përdorur forcën jashtë vendit./21Media

Back to top button