Diplomatja amerikane sot nis vizitën në Kosovë

Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, gjatë ditës së sotme do të nis vizitën e saj në Kosovë.

Power paraditen e së enjtes do të jetë në Kosovë, ndërsa të premten do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, dy ditët e fundit, Power ka qëndruar për vizitë në Serbi, ku ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Power bëhet zyrtarja e parë e lartë e qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel.

Back to top button