Diplomoi studenti 96 vjeçar

Archie White është bërë studenti më i vjetër që diplomon në Britani të Madhe.
White është 96 vjeçar dhe ka përfunduar me sukses studimet për art.
Ai mësoi të pikturoj, të fotografoj madje mësoi edhe photoshopin gjatë kohës kur po studionte Bachelor në Kolegjin Hastings.
“Eksperienca ka qenë fantastike dhe nuk e kisha aspak problem moshën” tha White.
Tutje, ai bëri të ditur se ideja për t’i vazhduar studimet në këtë moshë, i erdhi nga një shoqe e tij e cila po ashtu kishte përfunduar studimet në moshë të shtyer.
Gjithashtu, White po planifikon të vazhdojë me pikturat dhe të gjitha fitimet t’i dërgojë në qendra humanitare./21Media

Back to top button