Vdiq danezi që bëri karikaturën e Profetit Muhammed

2 min read

Kurt Westergaard, karikaturisti danez, i cili pikturoi karikaturën e Profetit Muhammed duke ndezur debate të shumta në gjithë botën, ka vdekur në moshën 86 vjeqare.

Familja e tij bëri të ditur se ai vdiq pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ai ishte një karikaturist që nga vitet 80-ta.

Tutje, Westergaard u bë i njohur në vitin 2005 për mënyrën e çuditshme se si e përshkroi Profetin Muhammed, përmes një karikature në një gazetë.

Ai punim ndikoi në masë, ku në Danimarkë u ngritën në protestë për të kundërshtuar këtë veprim të tij.

Në vitin 2015, u shënuan 12 viktima në një atentat në zyrat e revistës satirike, Charlie Hebdo, e cila publikoi ato punime të Westergaard.

Pas atyre publikimeve, artisti pati pranuar shumë kërcënime që mund t’i kushtonin jetën.

Si fillim, pas këtyre kërcënimeve ai u fsheh për një kohë, por më vonë vendosi të dalë në publik dhe të vazhdojë rrjedhën e jetës siç e kishte, në një shtëpi në Aarhus të Danimarkës.

Në vitin 2008, në Danimarkë u iniciua arrestimi i tre personave të cilët kishin planifikuar ta vrisnin artistin.

Ku një vit më vonë, policia daneze zuri një 28 vjeçar me thikë në shtëpinë e Westergaard,  që i njëjti u arrestua në vitin 2011, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale vrasje në tentativë dhe terrorizëm.

Që nga atëherë, Westergaard u detyrua të kalojë pjesën e mbetur të jetës me truproja, ngaqë nuk ishte më i sigurtë./21Media