Diplomojnë oficerët e FSK-së, Mehaj: Janë ambasadorët më dinjitoz të identitetit ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Agon Berisha dhe Uran Jahiri janë studentët e radhës që kanë diplomuar, pas studimeve intensive në Akademinë Ushtarake në Gjermani.
Berisha me specializim në fushën e IT-së ushtarake, e Jahiri me specializim në fushën e logjistikës.
Mehaj ka shkruar se oficeri Art Sahiti, gjithashtu ka përfunduar kursin e karrierës për Komandat kompanie dhe është avancuar me gradën Kapiten.
“Shtohet edhe më tej kuadri i oficerëve profesionist të Ushtrisë sonë. Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha me specializim në fushën e IT ushtarake si dhe Uran Jahiri me specializim në fushën e logjistikës”, ka shkruar Mehaj.
“Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në gradën Kapiten”, ka njoftuar Mehaj përmes Facebook-ut.
Mehaj shprehu mirënjohje ndaj shtetit gjerman dhe ndaj oficerëve, që siç thotë Mehaj, janë ambasadorët më dinjitoz të identitetit ushtarak.
“Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!”, ka shkruar Mehaj./21Media 

Back to top button