KFOR-i gati për reagim ndaj krizave, do t’i nis stërvitjet ushtarake në Novosellë

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar do t’i nisë stërvitjet ushtarake pranë bazës në Novosellë.
“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO në ditët në vijim do të zhvillojë një stërvitje të rregullt ushtarake pranë bazës së saj në Novosellë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja synon të trajnojë njësitë e KFOR-it për gatishmëri operacionale të nevojshme për të vazhduar përmbushjen e detyrave të tyre.
“Stërvitja synon të trajnojë njësitë e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë në një seri simulimesh taktike dhe aktivitete logjistike duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë. Përmes ushtrimeve të rregullta, KFOR-i teston të gjitha aftësitë e tij dhe ruan nivelin e nevojshëm të gatishmërisë operacionale të nevojshme për të vazhduar përmbushjen e detyrave të tij”, bëhet e ditur në komunikatë.
KFOR- i gjithashtu njofton se “është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”./21Media 

Back to top button