Disa depo janë përfshirë nga zjarri në Zonën Industriale

Disa depo janë përfshirë nga zjarri sot në rreth orës 16:00 në Zonën Industriale, në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​”, ka bërë të ditur Borovci./21Media

Back to top button