Disa mënyra si t’i trajtoni në shtëpi duart e thata

 
Është normale për shumicën prej nesh që pas një dite pune dhe larjes së rregullt të duarve, ato të ndjehen super të thata. Ne përpiqemi të aplikojmë kremin tonë më të mirë hidratues para se të shkojmë në shtrat, por nuk është kohë e mjaftueshme për t’u përthithur siç duhet. Kjo do të thotë që mëngjesin tjetër, duart tuaja janë ende të thata.
Përveçse shkoni kudo me krem hidratues në çantë, janë disa truqe që mund t’ju ndihmojnë.
Disa mënyra që mund t’i përdorni për të rigjallëruar lëkurën në duart tuaja.
Zhysni duart në tërshërë me vaj fara luledielli

Vaji i farave të lulediellit është vërtetuar se hidraton dhe përtërij lëkurën e thatë. Ose përdoret si përbërës në hidratues ose më vete dhe ka aftësinë të mbrojë lëkurën nga tharja. Nga ana tjetër, tërshëra ka aftësi shumë të ngjashme dhe kombinimi i të dyve mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të përzieni pak tërshërë të gatuar ose të papërpunuar me disa pika vaj të farës së lulediellit dhe ta aplikoni përzierjen në lëkurën tuaj. Nëse nuk mund ta gjeni këtë vaj specifik, kini kujdes që të mos çfarëdo vaji. Për shembull, vaji i ullirit është gjetur të jetë i dëmshëm për duart e thata në vend që të jetë i dobishëm.
Aplikoni një sasi të vogël të super-ngjitësit në lëkurën e plasaritur

Kjo mund të tingëllojë e rrezikshme, por me të vërtetë është diçka që dermatologët thonë se funksionon në prerje dhe çarje sipërfaqësore. Duhet të jeni të kujdesshëm me përdorimin e tij dhe të mos e aplikoni shumë shpesh ose në lëkurë super të plasaritur. Mund të aplikoni një sasi shumë të vogël në zonën e prekur në mënyrë që të parandalojë tharjen e mëtejshme. Sigurohuni që së pari të pastroni zonën dhe ta mbani të mbyllur të çarën derisa ngjitësi të jetë tharë.

Aplikoni mjaltë të pastër

Mjalti Manuka është zbuluar se ka shumë veti antibakteriale dhe antioksidante. Përveçse e konsumojmë në mënyrë tradicionale, mund ta aplikojmë edhe në lëkurë të thatë, pasi mund ta rigjenerojë atë. Së pari, pastron dhe dezinfekton zonën e thatë dhe më pas stimulon sistemin imunitar që të fillojë rindërtimin e indeve të dëmtuara. Kjo është edhe arsyeja pse përdoret zakonisht për të trajtuar djegiet.

Përdorni doreza

Larja e pjatave çdo ditë është një aktivitet që mund të na thajë duart, sepse e zhvesh lëkurën tonë nga vajrat natyralë që prodhon. Duke përdorur doreza gome gjatë larjes së enëve, jo vetëm që do të mbrojmë lëkurën tonë, por gjithashtu do të jemi në gjendje t’i lajmë enët në ujë më të nxehtë, duke e bërë këtë aktivitet të zgjasë shumë më pak se zakonisht.

Aplikoni vazelinë

Produktet me bazë vazelinë janë shpëtimtare absolute kur bëhet fjalë për trajtimin dhe hidratimin e lëkurës sonë. Ajo që mund të bëni është të aplikoni një sasi vazeline në duart tuaja të dëmtuara gjatë natës dhe të vishni një palë doreza pambuku. Në këtë mënyrë, ju siguroheni që vazelina të qëndrojë në duart tuaja dhe të mos përthithet nga batanija juaj.

Krijoni një maskë me avokado

Avokadot kanë aftësi të mëdha hidratuese dhe përmbajnë shumë vitamina. Përzierja e gjysmës së avokados së pjekur me një lugë çaji vaj kokosi, një lugë çaji vaj jojoba dhe gjysmë luge çaji lëng limoni, mund t’i shpëtojë duart tuaja të thata. Mund ta forconi përzierjen edhe më shumë duke shtuar pak tërshërë.

Maskën mund ta aplikoni në duar për 10-15 minuta dhe t’i mbuloni me folie për përthithje më të madhe. Pasi të kenë kaluar 15 minuta, mund ta pastroni maskën me pak ujë të vakët dhe të aplikoni një locion vërtet të fortë.

Zgjidhni produkte që përmbajnë vitaminë B3

Ose konsumoni ushqime të pasura me vitaminë B3 ose aplikoni produkte për kujdesin e lëkurës që përmbajnë niacinamide dhe kjo vitaminë do të përmirësojë hidratimin e lëkurës tuaj. Do të vini re se lëkura juaj është më e lëmuar dhe më e tonifikuar. Gjithashtu, dermatologët thonë se B3 ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e lagështisë së saj për më gjatë. Nëse duart tuaja janë tepër të thata, mund t’ju duhet të provoni kremra të ditës, por duhet të prisni që të shihni rezultate brenda pak javësh./21Media
Back to top button