Watford emëron pasuesin e Claudio Ranierit

 
Skuadra angleze Watford ka konfirmuar emërimin e Roy Hodgson si trajner të skuadrës.
Ish-trajnerit të ekipit kombëtar të Anglisë i është bashkuar edhe ndihmësi i tij i besuar Ray Levington, i cili menaxhoi skuadrën nga viti 2002 deri më 2005.
Hodgson ka trajnuar disa skuadra të njohura në Premier Ligë si dhe ishte edhe trajner i Kombëtares së AAnglisë për katër vite.
Hodgson dhe Levington fillojnë përgatitjet menjëherë për ndeshjen e ardhshme të Watfordit në Premier Ligë; në udhëtim te Burnley të shtunën më 5 shkurt.
Ai vjen si pasues i Claudio Ranzierit i cili u shkarkua pas humbjes nga Norwich City.

Back to top button