Disa qytetarë në Podgoricë mblidhen në mbështetje të serbëve në Kosovë

Të mërkurën në Podgoricë është mbajtur një protestë në mbështetje të serbëve në Kosovë.

Siç raportojnë mediat malazeze nuk dihet organizatori i takimit ku morën pjesë dhjetëra qytetarë.

Ftesa për tubim është dërguar përmes rrjeteve sociale.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Koalicionit Popullor “Složno i Taçka” Dejan Vukshiq, Marko Milaçiq dhe Vladislav Dajkoviq, si dhe Sllagjana Kalugjeroviq dhe Bogdan Bozhoviq nga Partia Popullore Socialiste.

Pjesëmarrësit në protestë kishin veshur bluza me fjalët “Jo Dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiqit, Vladimir Putin./21Media

Back to top button