Sveçla thirrje qytetarëve të mos iu përgjigjen protestave në jug të Mitrovicës: Nuk i ndihmojnë Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Sveçla thirrje qytetarëve të mos iu përgjigjen protestave në jug të Mitrovicës: Nuk i ndihmojnë Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka bërë apel qytetarëve që të mos i përgjigjen thirrjeve të  dyshimta për protestë jug të Mitrovicës.

Ai ka thënë se këto thirrje janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

“Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale. Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit. “, ka shkruar Sveçla në Facebook.

 


Thirrje e dyshimtë për shqiptarët për protestë në veri: Mos bini pre, vijnë nga profile fallco, mund të jenë qëllimkëqija

Policia e Kosovës njofton është në dijeni se, nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit.

Policia përmes një njoftimit për media sqaron se pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.

“Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm. Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim. Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.”, thuhet në komunikatën e policisë./21Media

Back to top button