Diskutohet pë implementimin e projekteve që financohen nga Banka Botërore

Të dy palët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të projekteve

Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë, të dy palët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të këtyre projekteve, për shkak se sipas tyre mosrealizimi i tyre me kohë mund të ndikojë në mosrealizimin e objektivave të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit./21Media

Back to top button