BE diskuton raportet me Turqinë

Dilema të shumta rreth anëtarësimit të Turqisë në BE

Bashkimi Evropian ka nisë një përpjekje për gjetjen e daljes nga kriza aktuale e raporteve me Turqinë, pavarësisht shqetësimit të thellë rreth të ardhmes së Ankarasë nën presidentin Recep Tayyip Erdogan. Kriza e marrëdhënieve ka ndikuar në një ndalim formal të bisedimeve më Turqinë për anëtarësim në BE, shkruan rtv21.tv

Fitorja e referendumit të Erdoganit ,që i dha atij pushtet dhe më të madhe, goditja e tij ndaj kundërshtarëve dhe komentet e tij që krahasonin disa qeveri të BE me nazistët, ndikuan në ftohjen e raporteve me bllokun. Ligjvënësit evropian këtë javë edhe zyrtarisht pezulluan  bisedimet shumëvjeçare  me Turqinë duke vlerësuar se ky vend nuk i përmbush standardet demokratike.

Në të arritur në La Valetë të Maltës,ku edhe mbahet takimi, ministrat e jashtëm të Lituanisë, Sllovakisë dhe Hungarisë i kërkuan BE të mbajë të hapur dialogun me Ankaranë, veçanërisht sepse kanë nevojë për ndihmën e Erdoganit për të mbajtur nën kontroll rrjedhën e refugjatëve sirianë në Evropë. Por ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz ka deklaruar gazetarëve se “negociatat e anëtarësimit nuk kanë kuptim” ndërkaq, homologu i tij i Luksemburgut, Jean Asselborn ka thënë se procesi i pranimit ishte “i vdekur”. Austria kishte  bërë thirrje për të ndërprerë procesin e pranimit, të nisur më vitin 2005 dhe është ngrirë nga pengesat politike ndaj Qipros dhe rezistencës në disa shtete të BE-së për të lënë në jashtë vendin kryesisht mysliman, madje edhe përpara referendumit të këtij muaji.

Bashkimi Evropian është investitori më i madh i Turqisë dhe partneri më i madh tregtar, ndërsa kufiri i Turqisë me Irakun, Sirinë dhe Rusinë në Detin e Zi e bën atë një aleat të rëndësishëm./21Media

Back to top button