Distria e artë në Portugali

 
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar sot medaljen e artë në garën “Grand Prix” që po mbahet në Portugali. Kampionia olimpike triumfoi me “Ippon”, duke e mposhtur kështu në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë mposhti francezen Leonie Gonzalez.
Distria në çerekfinale, mposhti me spanjollen Ariane Toro Soler, ndërsa në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.

 
Krasniqi e ka nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë./21Media

Back to top button