Distria fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam të Azerbajxhanit
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam-in që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria u stolis me të argjendtën pasi në finale u mposht nga xhudistja japoneze, Kisumi Omori.
Deri te e argjendta, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti brazilianen, Jessica Pereira.
Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Maroku, Soumiya Iraoui, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime italianen, Odette Giuffrida.
Në finale, Krasniqi u mposht nga japonezja, Kisumi Omori.