Ujësjellësi ”Prishtina” ua mundëson qytetarëve pagesën online të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar të premten se pagesat e shpenzimit të ujit mund të realizohen edhe direkt, përmes platformës ”Pagesa Direkte”.

”Pagesa Direkte dallon nga pagesat e tjera, ngase është e destinuar vetëm për pagesa të ujit, shpejt, lehtë pa pasur nevojë të regjistroheni. Çka ju duhet të bëni është të  vizitoni www.kartela.kru-prishtina.com, në menun kryesore shtypni  pagesa direkte, pastaj shënoni  të dhënat tuaja,  si  shifrën e konsumatorit dhe  të dhënat bankare. Jo vetëm kaq, pasi nëpërmjet kësaj platforme elektronike, konsumatorëve të regjistruar u krijohet mundësia për lehtësira të tjera, siç janë edhe kontrollimi i shpenzimeve te ujit,  pagesave,  faturave dhe administrimi i më shumë se një ujëmatës”, thuhet në njoftimin e KRU”Prishtina”.

Për të pasur qasje në këtë shërbim duhet të bëhet regjistrimi, i cili është një procedurë shumë e thjeshtë.

Mjafton që konsumatori të ndjekë udhëzimet e faqes nëpërmjet vendosjes së të dhënave të faturës me KRU “Prishtina” sh.a ./21Media

Back to top button