Distria në finale në Paris, Nora lufton për të bronztën

Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slamit të Parisit.

Distria në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg mposhti japonezen Kisumi Omori.

Distria realizoi uazari në “Golden Score”. Në finale do të ballafaqohet me britaniken Chelsie Giles.

Ndërkohë Nora Gjakova do të luftojë për të bronztën në kategorinë deri 57 kg. Nora në luftën e parë në repechage mposhti italianen Veronica Taniolo.

Back to top button