Kërkohet paraburgimi për zyrtarin e ATK-së që u ndalua duke kontrabanduar mallra

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, përkatësisht departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin L.P, zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Kjo kërkesë është paraqitur mbi bazën se ekziston dyshimi se i dyshuari ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Kontrabandimi me mallra“.

“Me datë 01 shkurt 2024 në rrugën magjistrale Leposaviq – Mitrovicë përkatësisht në fshatin Bistricë, i pandehuri L.P., është ndaluar nga policia në pikë kontroll, i njëjti ka qenë duke e drejtuar veturën zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës. Gjatë kontrollit në bagazh janë gjetur dy çanta me lloje të ndryshme të barnave me banderola të Serbisë, pa poseduar asnjë dokument përcjellës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për media.

Ndërsa seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë./21Media

Back to top button