Dita e 13-të, ngjarjet e fundit nga lufta Rusi-Ukrainë

Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar tani nga Ukraina si refugjatë, tha OKB.
Njerëzit u larguan nga qytetet Irpin, afër Kievit dhe Sumy – ku një sulm ajror vrau 21 persona të hënën sipas zyrtarëve – përmes rrugëve të evakuimit, për të cilat ishte rënë dakord mes dy palëve.
Por, zyrtarët ukrainas thanë se Rusia po bombardon një rrugë evakuimi nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit.
Rusia kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet evropiane me gaz në përgjigje të sanksioneve nga Perëndimi.
Gjigandi i naftës, Shell premtoi të ndalojë blerjet nga Rusia.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet deputetëve britanikë në Parlament përmes një lidhjeje video, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace përjashtoi mundësinë e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë./21Media

Back to top button